Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka nisur me radhë të gjata të qytetarëve, dita e parë e javës në poliklinikën qëndrore të specialiteteve në Durrës. Të ardhur dhe nga rrethinat e qytetit bregdetar, qytetarët rrinë me orë të tëra në radhë, ndërsa thonë se ndodh edhe që nuk mbarojnë punë brenda ditës. Jashtë kamere, mjekët thonë se ka mungesë personeli dhe dyndje pacientësh.
Poliklinika e specialiteteve në Durrës po përballet çdo ditë me radhë të gjata të qytetarëve qe presin me ore të tëra për të marrë shërbimin mjekesor.
Dhjetëra persona shumica e të cilëve moshë e tretë, thonë se pasi presin në radhë për një eko , vizitë te kardiologu, okulisti, etj, ndodh edhe të mos mbarojnë punë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qytetaret-ne-polikliniken-e-durresit-ne-radhe-per-te-marre-sherbime/