VLORË- Një pako e dyshimtë me lëndë shpërthyese tritoli është gjetur mëngjesin e sotëm në mjetin tip Benz me targa AA 952 NA.
Mjeti ishte në pronësi të Bashkim Brahimaj, vëllait të Isuf Brahimaj i cili është vrarë në gusht të 2014 nga një tjetër shpërthim tritoli.
Brahimaj ishte duke dërguar në shkollë vajzën dhe teksa ka kuptuar që në makinën e tij ishte vendosur një pako e dyshimtë ka njoftuar policinë të cilët kanë bërë të mundur çaktivizimin e tritolit.
Lënda shpërthyese ishte vendosur në makinën tip Benz, e parkuar poshtë banesës së tij në lagjen "Pavarësia", e ndërsa në makinën tjetër që përdorej më shpesh nga Brahimaj autorët i kishin shpuar gomën me qëllim që ai të hipte në makinën ku ishte vendosur sasia e tritolit.
Ky nuk është atentati i parë i bërë ndaj vëllezërve Isuf dhe Bashkim Brahimaj. Për këtë arsye pista kryesore në të cilën po heton Policia është hakmarrja.