Report TV - Vlorë, tritol në mjetin e Bashkim Brahimaj, në 2014 iu vra i vëllai

2017-07-05 3

VLORË- Një pako e dyshimtë me lëndë shpërthyese tritoli është gjetur mëngjesin e sotëm në mjetin tip Benz me targa AA 952 NA.

Mjeti ishte në pronësi të Bashkim Brahimaj, vëllait të Isuf Brahimaj i cili është vrarë në gusht të 2014 nga një shpërthim tritoli. Fatmirësisht tritoli në mjetin e Bashkim Brahimaj i cili ishte parkuar poshtë banesës së tij në lagjen "Pavarësia" nuk ka shpërthyer.

Ky nuk është atentati i parë i bërë ndaj vëllezërve Isuf dhe Bashkim Brahimaj. Pista kryesore në të cilën po heton Policia është hakmarrja.

Kush është Bashkim Brahimaj?
Burime nga policia e qytetit të Vlorës, kanë bërë të ditur se, Bashkim Brahimaj i kishte shpëtuar edhe dy atentateve të ndodhura gjatë vitit 2013, nga i cili nuk pati dëmtime serioze. Atenteti i parë ka ndodhur në 31 gusht 2013, Bashkim Brahima i cili njihet dhe si Ermal Brahimajt, i kishin vendosur një sasi eksplozivi në makinën e tij ?Benz ML? me targë AA 663 FB.

Atentati i dytë ka ndodhur në 24 tetor 2013 kur ishte vënë eksploziv në një motor Piagio në hyrjen e pallatit të Bashkim Brahimaj në lagjen "Pavarësia". Për këto dy atentate akuzohet Julian Sinanaj. Bashkimi, dyshohet se ka kryer trafiqe të ndryshme të lëndëve narkotike, si heroinë, kokainë apo kanabis sativa në Holandë, Belgjikë, Spanjë dhe Gjermani.

Free Traffic Exchange