Report TV - Vlorë, atentat me armë zjarri në lagjen Pavarësia, vdes 35 vjeçari

2017-07-05 0

VLORE- Krimi ka tronditur Vlorën mbrëmjen e së dielës.

Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e një atentati në lagjen "Pavarësia" në zonën e Skelës.

Rreth orës 22:58, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin Elidon Mehmeti, 35 vjeç, banues në Vlorë.

Mehmeti, është qëlluar me breshëri kallashnikovi në momentin kur ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip Ford me targa AA 709 HM.

Ndaj tij është qëlluar plot 15 herë, duke bërë që plagët e marra t'i shkaktojnë dëmtime të shumta në trup. Ai ndërroi jetë menjëherë pasi u transportua në spitalin Rajonal të Vlorës.

Viktima u qëllua me 15 plumba
35-vjeçari është qëlluar me mbi 15 plumba dhe nga plagët e mara në trup ka ndërruar jetë në spitalin Rajonal të Vlorës.

Siç duket edhe nga fotot e siguruara nga Shqiptarja.com, shenjat e plumbave duken mbi automjet.

Deri tani, janë shoqëruar në polici 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për gjetjen e provave dhe identifikimin e autorëve, ndërkohë policia ka ngritur grupe kontrolli.

Shkak për vrasjen dyshohet e kaluara e Mehmetit
Policia dyshon se shkak për atentatit ndaj Elidon Mehmetit në mesnatë në Vlorë, ka qenë e shkuara e viktimës.

Free Traffic Exchange