Një 35 vjeçar është ekzekutuar me breshëri plumbash një orë para mesnatës së të dielës (9 prill 2017) në rrethrrotullimin e Skelës .
Viktima është Elidon Mehmeti. Ai ka qenë në makinën e tij duke hyrë në rrugicën ku kishte banesën kur autori (ët) kanë qëlluar në drejtim të makinës. (Ne foto makina e viktimes)
Atentati
Sipas informacionit paraprak atentati ndodhi rreth orës 22:58 të mbrëmjes së 9 prillit 2017.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Pavarësia", në zonën e Skelës. " Elidon Mehmeti ka qenë në mjetin tip "Ford", me targa Aa 709 hm, përballë një hoteli, kur është qëlluar me armë zjarri" informon policia e Vlores.
"Numërohen mbi 18 shenja te plumbave ne makinen e kuqe ku ndodhej viktima, ndërsa xhamat anësore te makines jane thyer. Nderkohe qe ne toke duken njollat e gjakut" na raporton gazetarja e Ora News Jerola Ziaj nga vendi i ngjarjes.
"Me qelluan"
35 vjeçari banues ne Vlorë mësohet se i ka dhënë makinës për gati 50 metra dhe pasi ka hapur derën e makines dhe u ka thënë kalimtarëve "më qëlluan" informon gazetarja e Ora News