Orkestra unike e harpave, koncert në Shqipëri

2017-07-05 6

Është një nga orkestrat unike në botë sepse edhe vetë harpa e tillë është. Idenë për ta sjellë këtë formacion edhe në vendin tonë ishte e kompozitorit Aulon Naçi e cila u mirëprit nga krijuesja dhe dirigjentja italiane Patrizia Tassini.

?Objektivi i parë ishte ti sillte, i dyti të interpretonin një krijim shqiptar të cilin Auloni e kompozoi enkas për këtë ?Erashkë harpash? dhe e titullon ?Mall?, tha kompozitori Aulon Naçi.

?Është një kompozim të cilin orkestra e pëlqen shumë edhe unë, jo i lehtë pasi luhet në shtatë oktavë?, tha Patrizia Tassini, pedagoge në Konservatorin e Udines.

E përbërë nga studentë të Konservatorit të Udines dhe instrumentistë që luajnë në orkestrat më të njohura të botës, ylli në ngjitje i kësaj orkestre është kjo 11 vjeçare që në harpë nisi të luante kur ishte vetëm katër vjeç.

Pas Tiranës, orkestra udhëton sot drejt Vlorës, për të dhënë shfaqjen e saj.

Përveç ?Mall?, për publikun shqiptar kemi përzgjedhur edhe muzikën e filmave të njohur si ?Mary Poppins? dhe kompozimin e famshëm të Nino Rotas te filmi ?Kumbari?, u shpreh Patrizia Tassini./TV KLAN