Për rreth dy orë, nga 12:00 deri në 14:00 janë zhvilluar homazhe në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në nder të Artan Cukut.
Në homazhe ishin të pranishëm miq, të afërm, familjarë, por edhe shumë politikanë.
Ministri i Brendshëm, Drejtori i Policisë së Shtetit, por edhe kryetari i PD, Basha dhe shumë deputetë i dhanë lamtumirën e fundit ish-zyrtarit të lartë të policisë, Artan Cuku.
Ai u vra nga dy persona mbrëmjen e së shtunës në hyrje të pallatit ku banonte te rruga e 'Kosovarëve'.