http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta nuk dha asnjë përgjigje, se cilit koalicion parazgjedhor do t?i bashkohet LSI-ja e drejtuar prej tij. Por në Konventën e Forumit Rinor, ai tha se e ardhmja e vendit nuk mund të merret peng nga asnjë politikan. I veshur me xhinse, atlete sportive dhe mëngët e këmishës përveshur, Meta kërkoi nga Rama e Basha të lënë mënjanë arrogancën dhe ultimatumet. Numri një i LSI-së, nuk ka ngurruar të thumbojë aleatin e tij Edi Rama, raportet me të cilin javët e fundit janë acaruar ndjeshëm. Për Metën, nga zgjedhjet politike duhet të dalë një Parlament i cili të përfaqësojë qytetarët e jo krimin e organizuar apo lobet ekonomike, që po atrofizojnë lirinë ekonomike përmes monopoleve dhe koncesioneve.