Kryebashkiaku Veliaj: Ne jemi gati për 18 qershorin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike duhet te ketë ofertën e saj per qytetaret ne 18 qershor, sesi mund ta zhvillojë me tej vendin dhe jo ta bllokoje atë. Këtë mesazh i çon opozitës kryebashkiaku Erjon Veliaj, i cili thekson se Lulzim Basha nuk ka çfarë t?u ofrojë votuesve, ndaj nuk do të marrë pjese ne zgjedhje. ?Nëse dikush nuk ka bërë punë dhe për këtë arsye nuk ka çfarë ofron e nuk do të vijë në zgjedhje, kjo nuk duhet të jetë problem dhe dramë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ama, kush ka bërë punë dhe kush do të bëjë akoma më shumë punë, duhet të paraqesë ofertën e vet në datë 18 qershor dhe të na tregojë se si mund të bëjmë më shumë kopshte, më shumë çerdhe, më shumë rrugë, më shumë tregje si Pazari i Ri, më shumë rrugë si Bulevardi i Ri, më shumë sheshe si sheshi ?Skënderbej?, më shumë kënde lodrash?.Basha solli shembullin e Tiranës, ndërsa theksoi se qytetaret do te dine te bëjnë diferencën mes atyre qe bëjnë pune dhe atyre qe merren me llafe.?Jam gati bashkë me skuadrën dhe me deputetët e Tiranës që të shkojmë në datën 18 qershor me një ofertë që e çon në marsh të pestë energjinë tonë të këtyre muajve të fundit. Besoj se në Tiranë gjërat flasin vetë. E mirëkuptoj pse dikush është në çadër, pse nuk bëri dot një punë në Tiranë, le më të marrë përsipër të bëjë punë në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që karvani të ecë përpara dhe është shumë e rëndësishme që të gjithë ata qytetarë që në fund të ditës presin përgjigje në çfarë shkolle do i çojnë fëmijët, në çfarë çerdhe, kush do t?i ndihmojë në ditën e tyre të nevojës, ne t?i kemi përgjigjet. I kemi përgjigjet dhe do të jemi aty me një ofertë politike për punë konkrete, kurse për llafe duhet të gjejnë dikë tjetër.?Kreu i Bashkisë se Tiranës pa nga afër përfundimin e punimeve te qendrës se re shumefunksionale ne Bregun e Lumit, ne njësinë nr 4, e cila përfshin ndërtimin e nje shkolle te re, nje kopshti dhe nje çerdheje, si dhe qendrën sociale qe do t?u vije ne ndihme qytetareve te zonës.

Free Traffic Exchange