Ora News - Shqipëria s’mund të bëhet turpi i Europës, Meta: Ofrojmë karriget

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News kwtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, përcolli edhe sot mesazhin se Shqipëria nuk mund të jetë peng i askujt.
Meta ripërsëriti se LSI është e gatshme të bëjë gjithçka, duke ofruar edhe mandatet për ti dhënë zgjidhje të ndershme politike shqiptarëve.
?Shqipëria nuk mund të bëhet turpi i Europës në 2017?, tha Meta.
Meta: Çdo politikan mund të jetë peng i të kaluarës së tij por asnjëherë nuk mundet të jetë një fatkeqësi për vendin e çdo politikani. E ardhmja e atij vendi nuk mund të merret peng nga askush. Nga askush që mendon më shumë për karrigen sesa për paqen sociale, stabilitetin dhe mirëqënien e vendit të tij dhe qytetarëve të tij. Nuk kemi asnjë minutë për të humbur as me arrogancën e njërës palë as me ultimatumet e palës tjetër për ti dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të gjithëpranuara nga të gjithë. Ne nuk do të kursejmë të gjitha energjitë tona, nuk na dhimbsen as karriget tona që nga karrigia e Ilir Metës, Ministrave të LSI për ti dhënë një zgjidhje të ndershme politike Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për të mos u bërë turpi i Europës në vitin 2017.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-smund-te-behet-turpi-i-europes-meta-ofrojme-karriget/