Report TV - Investime te Bregu i Lumit, Veliaj: Transformimi i Tiranës i dukshëm

2017-07-05 3

Bashkia e Tiranës është duke përfunduar punimet për ndërtimin e qendrës së re shumëfunksionale në Bregun e Lumit, në Njësinë Nr. 4.

Falë edhe mbështetjes nga Komisioni Evropian, në këtë zonë është mundësuar ndërtimi i një shkolle të re, e një kopshti dhe çerdheje, si dhe e qendrës sociale e cila do t?u vijë në ndihmë qytetarëve të zonës.

Punimet për ndërtimin e kësaj qendre u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti.

Veliaj theksoi se ndërtimi i qendrës dhe përmirësimi i infrastrukturës në të gjithë zonën, do ta shndërrojë Bregun e Lumit në një nga destinacionet më moderne të Tiranës. Veliaj tha se investimet do të fokusohen jo vetëm në Tiranën qytet, por edhe në zonat periferike.