Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi mori informacion nga një burim anonim se në një nga ish-depot e rezervave të shtetit mbi fshatin Pagri të rrethit Përmet kishte sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, u hartua menjëherë plani i veprimit për të ndërhyrë.
Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, Drejtoria Kundër Narkotikëve në Policinë e Shtetit , SH.Ç.B.A, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Policia Përmet, organizuan dhe zhvilluan operacionin e koduar "Pagri".
Si rezultat i operacionit rezultoi se në njërën nga tre depot u gjet e ambalazhuar në thasë plastmasi një sasi prej 11.650 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë dy prej administratorëve të këtyre depove, si dhe ka shpallur në kërkim personin e tretë që administronte këto depo.
Gjithashtu ndalohet edhe Kryeplaku i fshatit Pagri.
Pas konstatimit nga Policia dhe SH.Ç.B.A i lëndës narkotike në njërën prej ish-depove është njoftuar edhe Prokurori i Rrethit Përmet në lidhje me lëndën narkotike të gjetur.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera në vendngjarje u ndaluan:
Rustem Muçelli, 51 vjeç, banues në fshatin Pagri, Eqerem Ali, 60 vjeç, banues në fshatin Pagri dhe u shpall në kërkim Ismail Saliut, 61 vjeç, banues në fshatin Pagri, Përmet, për veprën penale ?Prodhim dhe shitje të narkotikëve?, e kryer në bashkëpunim.
Ndalimi i këtyre personave si dhe shpallja në kërkim e Saliut u bë për arsye se nga provat e grumbulluara rezulton se i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.
Gjithashtu në vijim të veprimeve është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri, Koço Zaimaj , 58 vjeç. Për veprat penale ?Shpërdorimi i Detyrës ? dhe ?Moskallëzimi i krimit?.
Po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe SH.Ç.B.A, kanë nisur verifkimet për të parë nëse ka implikim apo shpërdorim detyre të punonjësve të policisë në lidhje me këtë ngjarje./tvklan.al