Report TV - Tiranë, vritet pranë shtëpisë ish-drejtori i Policisë së Vlorës

2017-07-05 0

Artan Cuku, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune, në "Rrugën e Kosovarëve", në Tiranë.

Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi është qëlluar nga një distancë e afërt.

Cuku ka qenë pranë banesës së tij, në hyrje të pallatit, kur është qëlluar nga dy persona të armatosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në një zonë mjaft të populluar të kryeqytetit, rrugës në drejtim të Liqenit Artificial të Tiranës.