Report TV - Ervin Hodaj: Do hetojmë të gjitha pistat

2017-07-05 5

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artna Cuku.

Hodaj tha se ngjarja është mjaft e rëndë dhe për zbardhjen e saj Policia do të angazhohet maksimalisht.

Ai tha gjithashtu se plumbat e marrë në trup kanë qenë fatalë për Cukun, i cili la pas gruan dhe dy fëmijët.

"Plumbat kanë qenë fatal për Cukun i cili ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët. Janë ngritur postblloqe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ka të dhëna për autorët e mundshëm, por vijojnë hetimet.

Jemi shumë herët për të dhënë informacione. Të gjitha pistat do të hetohen nga ne. Është një ngjarje e rëndë dhe do të jetë angazhimi maksimal nga Policia.

Kemi marrë në pyetje në komisariat dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes".

Free Traffic Exchange