Report TV - Tërmet 5.2 ballë në Mirditë dridhet Tirana,Durrësi,Shkodra

2017-07-05 1

Dridhet toka shqiptare. Një tërmet i fuqishëm me epiqendër Veriun e vendit është ndier deri në Shqipërinë e Mesme dhe përtej kufijve, në Kosovë, Mal të Zi e Serbi.

Tërmeti ka qenë i fuqisë 5.2 ballë i shkallës Rihter me epiqendër Kurbneshin, në Mirditë, rreth 55 km nga Tirana. Lëkundjet e forta janë ndier në kryeqytet dhe disa qytetet të tjera të vendit.

Tërmeti është ndjerë në Elbasan, Krujë, Laç, Bulqizë, Lezhë, Durrës, Shkodër, Kukës etj.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mësohet se ka dëme materiale në disa banesa të vjetra dhe të pabanuara në fshatrat përreth Mirditës.

Tërmeti ka shkaktuar jo pak panik te qytetarët, pasi goditja ka qenë mjaft e fortë dhe zgjati deri në 10 sekonda.

Raportohet gjithashtu se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në disa vende të rajonit.

Free Traffic Exchange