Basha takon ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima

2017-07-05 0

Ish - deputeti socialist Koço Kokëdhima, tashmë kreu i lëvizjes ?Zgjidhja? zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulim Basha në një nga hotelet e kryeqytetit. Pas takimit, Basha nuk bëri komente për mediat, ndërsa Kokëdhima tha se në fokus të bisedës ishte nevoja e dialogut për të zgjidhur situatën politike në vend.

?Biseduam rreth situatës politike në vend, diskutuam për krizën dhe për nevojën që kjo krizë të kapërcehet, për efektet negative të kësaj krize nëse ajo vazhdon sepse pa dyshim që kjo krizë ka ndikim në ekonomi, duhet që përmes dialogut të kapërcehet. Palët duhet të diskutojnë për këtë çështje?.

Megjithëse ishte kërkesa e Partisë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese, ajo që i hoqi mandatin e deputetit, Kokëdhima thotë se kjo është një çështje e kaluar.

?Unë nuk mbështes kulturën e flirteve që ka ekzistuar në Shqipëri, kulturë pazaresh mes partive të mëdha politike si në 2008 dhe po në këtë pikëpamje unë i kam denoncuar edhe veprimet kur ka qenë rasti për goditjet politike ndaj mandatit tim. Unë nuk kam ngarkesa politike me askënd, ajo është një çështje e kapërcyer, ne kemi interes të diskutojmë çështjet e zhvillimit që preokupojnë qytetarët?.

Ish-deputeti thotë se vendi ka nevojë për një Reformë Zgjedhore të plotë në mënyrë që të shmangen proceset me standarde dyshimta, por zgjedhjet të jenë lira dhe të ndershme si të gjithë vendet e tjera.

Tv Klan

Free Traffic Exchange