Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Panairi Mesdhetar i Turizmit vjen për herë të parë në Shqipëri. Si një sektor me rëndësi për rritjen ekonomike dhe të ardhurat në buxhetin e shtetit, të gjithë duket se po mbledhin forcat për një, për turizmin. Përfshirja e Shqipërisë në kalendarin ndërkombëtar të panaireve të turizimit dhe udhëtimeve është synimi i tij. Ministrja Ekonomi vveçoi se ky sektor ka punësuar 267 individë për 2016, ndërsa investimet e reja kanë në fokus thithjen e turistëve dhe ekspozimin e atraksioneve të vendit.
Kontributi i tuzimit në Produktin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë është 7% dhe në kuadër të një rëndësie të tillë për këtë sektor, u çel edhe Panairi Meshdetar i Turizmit. Qëllimi është të zbulohet mesdheur, atraksionet turistike ku një pjesë të rëndësishme zë edhe Shqipëria.
Milva Ekonomi: Ka disa gjëra që duhen zbuluar më shumë në Shqipër, si destinacion i rëndësishëm turistik. Ne kemi akoma shumëgjëra për të bërë dhe për ta përmirësuar insfrastrukturën në vënd.
Arbian Mazniku: Ne besojmë është e nënvlerësuar nga pikëvështrimi turistik. Një pjesë e madhe e investimeve të reja janë fokusuar tek shtimi i mundësive turistike.
Duhet më shumë bashkëpunim dhe guida të parbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës, thotë drejtorit i provimit të turizmit për Kosovën Arbër Muhaxheri.
Një mbështetje për sipërmarrjen vendase ka qënë prej 1992 kooperacioni Italian. Sot ata janë të angazhuar në ruatjen e zonave të mbrojtura në Shqipëri si atraksione të veçanta për vendin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kosove-shqiperi-te-gjithe-per-nje-turizem/