Vettingu, Meta thërret parlamentin me 11 Prill

2017-07-05 0

Vetëm një ditë pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i dorëzoi Avokatit të Popullit zarfin e mbyllur me listën me 67 aplikantët, të cilët i plotësojnë kriteret për qenë kandidatë të institucioneve të vettingut, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka njoftuar thirrjen e seancës plenare për ngritjen e komisioneve të vettingut.

Seanca është vendosur të jetë pasditen e të martës së 11 prillit.

Sipas njoftimit te kuvendit në seancë është parashikuar te miratohet projektvendimi për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad-hoc dhe realizimin e procesit të votimit, por dhe projektvendimit për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad-hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit.
Dy ore përpara mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme krerëve të grupeve parlamentare u duhet te dërgojnë propozimet për përbërjen e komisionit parlamentar ad-hoc për verifikimin e kandidatëve. Komisioni përbëhet nga 6 anëtarë nga të cilët 3 janë të maxhorancës dhe 3 të opozitës.

Duke qenë se opozita prej 50 ditësh është e vendosur në çadrën në Bulevard dhe bojkoton parlamentin, duket se fati i kësaj seance është i parashkruar.

Ne 6 mars me të njëjtin rend dite u zhvillua një seancë plenare, e cila u ndryshua me propozim të kreut të grupit parlamentar socialist, pasi lista me kandidatet që Avokati i Popullit i kishte dorëzuar kuvendit ishte vetëm me 21 kandidate që plotësonin kriteret nga 28 anëtarë të nevojshëm që parashikon ligji për të plotësuar vendet në institucionet e vettingut. Ky fakt e detyroi maxhorancën të rihapte edhe një herë garën për aplikantët që sipas ONM plotësonin kriteret por kishin mangësi në dokumentacion.

Tv Klan