Report TV - Vettingu,Meta:Më 11 Prill seancë e jashtëzakonshme PD: S'vijmë!

2017-07-05 0

TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare pasditen e së martës, më 11 prill, për të diskutuar dhe miratuar komisionet e Vettingut.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u ka dërguar ditën e sotme një letër krerëve të grupeve parlamentare për t?u mbledhur në një seancë parlamentare ku do të vendoset për krijimin e komisioneve të Vettingut.

Meta njofton se seanca parlamentare do të mbahet ditën e martë, ora 18:00, ndërkohë që PD vijon bojkotin e punimeve të Kuvendit nën kushtin për krijimin e qeverisë teknike.