http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës identifikoi dhe prangosi dy grabitësit e farmacive te kryeqytetit. Këto janë momentet e grabitjes së fundit e realizuar prej tyre në një prej farmacive në rrugën e Kavajës. Te prangosurit janë Kristi Çinari dhe Foti Kristali te dy 18-vjeçare. Sipas policisë Çinari u ndalua pasi kishte shkelur masën e sigurisë arrest shtëpie. I riu ishte dënuar më parë për vjedhje. Të dy në bashkëpunim dhe nën kërcënimin e armëve, ata grabisnin farmaci. Gjatë kontrolleve të policisë në banesat e tyre u gjetën dhe veshjet, të cilat ishin përdorur gjatë grabitjeve. Ndërkohë policia vijon marrjen e tyre në pyetje, pasi ata dyshohen edhe si autorë të disa vjedhjeve me dhunë në Tiranë.