Kryetari i Partisë Demokratike Ramiz Cobaj, ka reaguar ndaj deklaratave te Kryeministrit Rama gjate vizites ne Shkoder.
Ne nje postim ne facebook, Çobaj e ka cilesuar si mashtrues kryeministrin Rama.
"Kemi bërë shumë për Shkodren" - sapo deklaroi Kryeministri, duke përmendur stadiumin, teatrin dhe fototekën. Jo vetëm hajdut, por edhe mashtrues. Gjoja riparuat stadiumin, por pasi vodhët miliona ? (nga 7 milion ? të planifikuara, thuhet se ka shkuar 17 milion ?), akoma nuk e keni dorëzuar. Përsa i takon Fototekës, fondi që dha qeveria juaj është një pikë ujë me atë që bëri qeverisja demokratike. Ju bëtë vetëm retushimin e asaj që bëmë NE. Ndërsa për riparimin e Teatrit dua t'ju them se më shumë ka kushtuar mobilimi i paradhomës së zyrës kryeministrore, se sa investimi për teatrin, per të cilin po mburreni aq shumë.... Pra për Shkodren nuk keni investuar asgjë z. Kryeminister! Përkundrazi jeni kujdesur që Bashkia Shkoder të mos fitojë asnjë projekt. Këtë tashmë e dinë gjithë shkodranët dhe mezi po presin të kthejnë "reston". M.gj.atë, duhet ta pranojmë se ju keni bërë diçka për shkodranët: na ke bërë jetën më të vështirë, na le pa punë, na shkatërrove biznesin, na fute në burgje, na detyrove të lemë vendin, na vrave shpresën..... POR TASHMË JEMI ZGJUAR TË GJITHË, TË DJATHTË E TË MAJTË DHE GJITHÇKA KA PËR TË NDRYSHUAR. PENSIONI POLITIK TË PRET SË SHPEJTI!- perfundon postimi i kryetarit te Partise Demokratike Shkoder Ramiz Cobaj