Ora News - Gjiknuri: Vendi ka nevojë për rotacion normal politik, jo të dhunshëm

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Një qeveri e zgjedhur nga populli largohet vetëm me votat e popullit?. Ky është komenti i ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri i cili ka qenë në Konispol për të inspektuar punimet për lotin e parë të aksit rrugor ?Unaza Ekonomike?.

Damian Gjiknuri: ?Është një shembull i qartë se qeveria punon, vendi ka nevojë për stabilitet, vendi ka nevojë për rotacion normal politik dhe jo rotacion të dhunshëm apo presione që vijnë nga dhuna. Një qeveri e zgjedhur nga populli, vetëm me votat e popullit mund të largohet nga pushteti. Çdo formë tjetër është në kundërshtim me atë çka dëshiron masa e njerëzve, çka dëshiron biznesi dhe çka dëshiron i gjithë populli shqiptar për rrugën evropiane të Shqipërisë. Duhet stabilitet, ndërtim i shtetit dhe vazhdimi i reformave, që në fund të fundit po japin rezultat. Edhe këto investime janë pikërisht rezultat i reformave shtetformuese që ka bërë qeveria Rama?
?Unaza Ekonomike? pritet t?i japë një ndihmë të konsiderueshme banorëve të bashkisë së Konispolit në fushën e bujqësisë për shkak se përmes tij bëhet kalimi i automjeteve që transportojnë rreth 15 mijë ton mandarina çdo vit. Deri më tani, rruga ishte e shkatërruar dhe mungonin tërësisht investimet duke përbërë një problem për banorët e zonës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/gjiknuri-vendi-ka-nevoje-per-rotacion-normal-politik-jo-te-dhunshem/