Report TV - Kriza, Meta apel palëve për dialog: Të gjendet një zgjidhje

2017-07-05 0

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nga Skrapari u bëri apel sërish palëve për t'u ulur për dialog me qëllim zgjidhjen e krizës politike.

Ai deklaroi se është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje në ditët që vijnë në mënyrë që vendi të ecë në rrugën e stabilitetit.

?Mesazhi i LSI-së është mjaft pozitiv dhe këtë mesazh duan të gjithë shqiptarët. LSI është një forcë shumë bashkëpunuese.

Të gjithë e shikojnë që LSI nuk nxit konflikte dhe LSI është e përqendruar në çështje konkrete që ndihmojnë të rinjtë, që ndihmojnë maturantët, që ndihmojnë studentët, që ndihmojnë ata që duan punë më të mira, që ndihmojnë zona të ndryshme të vendit?, - tha z. Meta, i cili gjithashtu bëri apel për dialog mes palëve që vendi të ecë në rrugën e stabilitetit dhe të paqes sociale.

?Është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje në ditët që vijnë. Ne do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit, të legjitimitetit të institucioneve dhe të paqes sociale.