TIRANE-Mos mbulimi i vaksinimit të fëmijëve në masën 95 % gjobiten me 100 mijë lekë të reja.
Edhe pse kjo masë administrative është e përcaktuar më ligj, sërish prindërit po shprehin neglizhencë për të bërë vaksinat fëmijëve, kryesisht vaksinën për fruthin, rubeolën dhe shytat. Mjekia pediatre Natasha Ajazi, sqaron për Report Tv rëndësinë e kësaj vaksine, edhe pse ndaj saj ka akuza.
?Sepse kjo vaksinë akuzohet për autizëm, gjë për të cilën nuk e pranojmë, nuk është fare e logjikshme dhe e pranueshme që shkenca të prodhojë vaksina të atilla që të vrasi fëmijë të shëndetshëm, sepse nga i shëndetshëm të bëhet autik, do të thotë ta vrasësh atë fëmijë.