Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 1500 kilogramë kanabis sativa është kapur në një gomone, gjatë një operacioni të përbashkët në det.
Në pranga janë vënë tre trafikantët të cilët ndodheshin në bordin e gomones.
"Roja Bregdetare dhe QNOD kanë njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë në afërsi të Korfuzit. Menjëherë Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kanë sinjalizuar dhe janë aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex. Pas interceptimit në det në afërsi të Kalabrisë ka filluar një ndjekje e gjatë në det të gomones oqeanike me motorë të fuqishëm nga 400 cv? sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gomonia-oqeanike-kapet-me-1500-kg-kanabis-prane-korfuzit/