Një operacion nga tre shtete, Shqipëri, Itali dhe Greqi është finalizuar me sekuestrimin e një gomoneje me 1.5 ton kanabis nga roja bregdetare helene dhe arrestimin e tre skafistëve.
Roja Bregdetare ka njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë në afërsi të Korfuzit.
Menjëherë Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë, kanë sinjalizuar dhe janë aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto si dhe Frontex.