Tjetër aksion antidrogë, kapen 1.5 ton afër Korfuzit

2017-07-05 0

1500 kilogramë drogë e sekuestruar dhe tre skafistë të arrestuar, është ky rezultati i një operacioni të Policisë së Shtetit me partnerët e vende fqinje.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se, ka qenë Roja Bregdetare dhe QNOD që kanë njoftuar për një mjet lundrues të dyshimtë që lëvizte me shpejtësi të madhe në jug të Shqipërisë, në afërsi të Korfuzit.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me GdF në Durrës dhe Vlorë, kanë sinjalizuar dhe janë aktivizuar njësitë Guardia di Finanza në Bari e Taranto, si dhe dispozitivi Frontex.

Pas interceptimit në det, në afërsi të Kalabrisë ka filluar një ndjekje e gjatë në det të gomones oqeanike me motorë të fuqishëm nga 400 cv.

Policia sqaron se ndjekja ka filluar mbrëmjen e datës 6 Prill dhe ka përfunduar rreth orës 16:00 të datës 7 Prill në pjesën fundore të Greqisë, falë edhe informimit në kohë reale të Rojes Bregdetare Greke, e cila ka aktivizuar të gjithë potencialin e saj.

Autoritetet kanë nisur procedurat për identifikimin e skafistëve të arrestuar që ndodheshin në bordin e gomones./tvklan.al