TIRANE-Ndjenja e përkatësisë dhe të ndjerit i barabartë në një botë me diversitet, ishte mesazhi i dhënë nga fëmijë Rom të ciklit parashkollor në ekspozitën ??Unë dhe Mësuesja ime??.
Fotografia dhe forma të artit u përdorën nga 120 fëmijë rom dhe jo rom, për të përshkruar jetesën e tyre, duke fiksuar momente të ndryshme nga përditshmëria. Elisabeta Tahiri, nëna e një prej fëmijëve që merrte pjesë në ekspozitë, u shpreh se potenciali i fëmijëve rom meriton vëmendje dhe përkrahje.