Ora News - Peleshi: PS e qetë deri në 18 qershor. Qeveria vjen dhe ikën nga populli

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Numri dy i qeverisë, Niko Peleshi tha nga Korça se deri në datën 18 qershor për PS ditët do të jenë të qeta. Zv/kryeministri tha se forca politike që ai është nuk është në stres sepse respekton kushtetutën.
Peleshi: Për PS ditët do të jenë të qeta deri në 18 qershor në kuptim politik të fjalës, sepse jemi partia në qeverisje por edhe në respektim të kushtetutës. Ne nuk kemi asnjë stres sepse respektojmë datën e zgjedhjeve, 18 qershorin. Kemi dy sfida, së pari shumë e rëndësishme kjo, është sfida që si qeveri të mbështesim një proces zgjedhor që do të jetë më i miri i 27 viteve në vendin tonë. Kjo është sfida jonë, kjo është përgjegjësia jonë si qeveri. Si PS në qeverisje sfida tjetër është t?ju tregojmë në fushatë shqiptarëve çfarë kemi bërë dhe çfarë mund të bënim më mirë ose më shumë. E theksoj këtë pjesën e dytë sepse nuk na gënjen mendja që kemi qenë perfekt, që kemi bërë cdo gjë shkëlqyer dhe që skemi gjë për të bërë.
I pyetur për qeverinë teknike, Peleshi tha se qeveria e kryeministrit Rama është zgjedhur nga populli, dhe ajo mund të largohet vetëm nga populli.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv
http://www.oranews.tv/vendi/peleshi-ps-e-qete-deri-ne-18-qershor-qeveria-vjen-dhe-iken-nga-populli/