Report TV - Zhduken dokumente sekret nga kasaforta e Policisë, nisin hetimet

2017-07-05 0

TIRANE-Policia e Shtetit është përfshirë nga një skandal ku 28 dokumente sekrete midis tyre shkresa zyrtare të komunikimeve të Policisë me Shërbimin Informativ Shtetëror, Prokurorinë dhe partnerët ndërkombëtar janë zhdukur nga kasaforta pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Zhdukja e tyre është pikasur nga Shërbimi i Brendshëm i çështjeve dhe ankesave në fundit të muajit mars nga ku më pas është bërë kallëzim në Prokurorinë e Tiranës e cila ka nisur hetimet.