http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov nuk pranon t?i japë mandatin liderit socialdemokrat Zaev për të formuar qeverinë e re, pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve, por nuk lë rast pa sulmuar atë që e quan Platforma e Tiranës. Në një intervistë per televizionin kombëtar kroat HTV, ai përsëriti se thelbi i deklaratës së partive shqiptare është ndryshimi i Kushtetutës, që Maqedonia nga shtet multietnik të kthehet në një shtet me dy etni.?Për të bërë një krahasim mund të them se Maqedonia mund të shndërrohet në Qipro, vetëm se Maqedonia nuk është ishull. Qëllimi i deklaratës së Tiranës është që gjuha shqipe të jetë e njëjtë me gjuhën maqedonase. Me këtë shkurtohen të drejtat që kemi në Maqedoni, sepse turqit kanë komunë në të cilën gjuha turke është zyrtare, shkollat janë në gjuhën turke, po kështu edhe romët, edhe serbët. Me deklaratën e Tiranës këto të drejta do t?i takonin vetëm një etniteti, vetëm shqiptarëve?.Deklarata e presidentit vjen në një kohë që kuvendi maqedonas vijon të jetë i bllokuar. Seanca për konstiutimin nuk u mblodh këtë të premte dhe ndonëse ishte paralajmëruar një takim mes VMRO dhe LSDM për këtë çështje, kjo nuk ndodhi. Selitë respektive replikuan në distancë. LSDM akuzoi ish-kryeministrin Gruevski dhe presidentin Ivanov se po cenojnë interesat e vendit, por partia VMRO theksoi se me nismën për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit po tentohet një grusht shteti.