Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat në distancë jo vetëm me Kryetarin e opozitës Lulzim Basha por edhe me aleatin në qeverisje Ilir Meta. Gjatë një takimi me të rinjtë e Fierit, kreu i qeverisë tha se kriza e Partisë Demokratike ka penguar zhvillimin e vendit. Vota e 18 qershorit u shpreh Rama duhet të jetë për Partinë Socialiste e cila është e vetmja që ka ndërrmarë reforma shtetformuese.
Rama: Kush do qeveri teknike, 1,2,3?po qeveri besimi kush do?.?!
Përmes këtyre batutave Kryeministri Edi Rama ka thumbuar jo vetëm Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha por edhe aleatin në qeverisje Ilir Meta. Në një takim me të rinjtë në Apolloni të Fierit kreu i qeverisë tha se debati për shtyrjen e zgjedhjeve të 18 qershorit nuk ka të bëjë me zgjedhesit.
Rama: Ai është një debat që nuk ka lidhje me zgjedhësit, por ka lidhje me ata që janë zgjedhur dhe që duan të zgjidhen dhe që nuk duan të lënë të tjerët të zgjedhin. E keni dëgjuar kur thonë nuk ka zgjedhje në 18 qershor. Në fakt duan të pengojnë PS të hyjë në zgjedhje.
Partinë Demokratike e cilësoi ngrehinë, kriza e së cilës tha se ka penguar zhvillimin e vendit
Rama: Është një ngrehinë që është shprehia e një krize që ka karakterizuar këtë vend 20 e kusur vite me ardhe dhe tani nuk është një krizë e shtet-formimit sepse ne do bëjmë shtet, por është kriza e një partie që ka penguar Shqipërinë të bëhet shtet për 20 e kusur vite.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-nga-fieri-ironizon-qeverine-teknike-dhe-ate-besimit/