Report TV - Gjinushi: Pas qeverisë së besimit fshihet qeveri kulisash PD-LSI

2017-07-05 0

Kriza politike për Skënder Gjinushin është një krizë artificiale që bëhet për të bllokuar reformën në drejtësi dhe zgjedhjet parlamentare.

Kreu i Partisë Social Demokrate tha se qëndrimi i LSI-së është jo i duhur dhe bllokues.

"Faktori ndërkombëtar, BE-SHBA dënon qëndrimin e PD-së dhe kërkon zhbllokimin.

Të gjithë e kuptojnë se pas termave qeveri teknike apo qeveri besimi, fshihet qeveri kulisash PD-LSI. Nuk mund të ketë qeveri besimi me veprime të pabesa" tha kreu i PSD.