Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Klerikët japin mendimin e tyre se si personat që përjetojnë depresion dhe ankth mund të qetësohen edhe përmes besimit. Myslimanët dhe katolikët kanë të njëjtin mendim kur shprehen se disa forma të lehta të depresonit si gjendja e trishtuar, humbja e shpresës mund të trajtohen me lutje dhe ndihmë ndërsa në raste më të rënda kanë nevojë për mjekë specialistë.
Përpara se të jetë një nevojë për trajtim klinik, depresioni mund të lehtësohet edhe përmes lutjeve dhe besimit. Në fakt klerikët flasin rrallë publikisht për depresionin, pasi mendojnë se gjendja të cilën kalon njeriu që lidhet me përjetimet jo të mira është tërsisht personale. Por edhe ata që janë të lidhur fort me besimin nuk mund të jenë imun ndaj depresionit, ndaj në shumicën e rasteve i kanë kërkuar ndihmë klerikëve imamëve dhe priftërinjëve. Për Gazmend Agën, nënkryetarin e Komuniteti Mysliman një lutje qetëson shpirtin e trazuar; dhe një vepër e mirë shpërblet nga Zoti në ditë të lumtura.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv
http://www.oranews.tv/vendi/depresioni-luftohet-edhe-duke-u-lutur-dhe-besuar/