Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokurorisë së Tiranës i është dashur vetëm dy javë kohë për të eskpertuar paisjen e dyshimte e cila iu kap ne Rinas 51 vjeçarit Izraelit Yoram Frig teksa po largohej nga Shqipëria
Nen dyshimin se kishim të benim me nje paisje përgjuese,?Oscor Emni Spectral Corelator?, të futur në Shqipëri pa leje, organi i akuzës nisi hetimin ndaj tij, duke kërkuar në gjykatë edhe masën shtrenguese bllokimit të pasaportes së shtetasit të huaj deri ne ekspertimin e saj.
Por ekspertiza provoi ate që kishte pohuar edhe vete 51 vjecari që aparatura nuk mund te pergjonte. Kjo ka sjelle edhe pushimin e çështjes ndaj shtetasit izraelit, i cili që nga kjo e premte është i lirë të largohet nga Shqiperia .
Vendimi është marrë nga prokurori Ndini Tavani i cili pas ekspertizës së pavarur ka marrë përgjigjen se pajisja nuk kryen përgjime dhe s?ka aftësi përgjuese por është vetëm një lokalizues çimkash të vendosura për përgjime. Në të njëjtin vendim për pushimin e hetimeve prokurori Tavani ka vendosur dhe kthimin e pajisjes dedektuese dhe pasaportes shtetasit Izraelit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/paisja-nuk-pergjon-prokuroria-pushon-hetimet-per-izraelitin/