Ora News – Reduktimi i qeseve plastike, 7 supermarkete të tjera i bashkohen nismës

2017-07-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Thirrjes së bashkisë së Tiranës për të reduktimin e përdorimit të qeseve plastike i janë bashkuar dhe 7 rrjete supermarketesh që ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet.
Përmes nënshkrimit të kësaj marrëveshje subjektet angazhohen se do të ulin deri në shmangie të qeseve plastike.
Veliaj: Bashkia nuk ia del dot vetëm. Ndaj, është e rëndësishme që këto rrjete supermarketesh të bashkuara në këtë nismë me Bashkinë e Tiranës, të garantojnë një qytet më të pastër. Duke parë ditët e para se si është reduktuar ndjeshëm përdorimi i qeseve plastike, vetëm nga fakti që ka hyrë një pagesë modeste, më mbush me shpresë për një Tiranë shumë më të pastër
Është fakt që përdorim në masë i qeseve plastike dhe hedhja e tyre pa kriter na ka përballur me situata përmbytjesh për shkak të bllokimi të kanaleve dhe kolektorëve.
Veliaj: Kemi probleme të panumërta në një qytet që është ndërtuar për 200 mijë banorë dhe sot ka 1 milionë banorë; shpesh kanalizimet bllokohen, po ashtu edhe impiantet e grumbullimit të mbetjeve, kazanët, gjithashtu në sheshpushimet e lagjeve, në këndet e lodrave shohim katastrofa mjedisore nga papërgjegjshmëria.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reduktimi-i-qeseve-plastike-7-supermarkete-te-tjera-i-bashkohen-nismes/

Free Traffic Exchange