Rama: Dialog pa kushte me opozitën

2017-07-05 0

Edi Rama e Lulzim Basha vijojnë të flasin formalisht për dialog, por prej mëngjesit të së enjtes në përpjekjet për t?u ulur në një tryeze për situatën politike nuk ka asnjë hap përpara. Kryeministri e përsëriti ftesën e tij me një postim në rrjetet sociale, duke folur për një dialog pa kushte.

?Lulzim sot 3 ditë që pres vendin, orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun, shkojmë në zgjedhje. Mos ki frikë!?

Kryetari i Partisë Demokratike u përgjigj nga çadra duke ia faturuar atij përgjegjësinë për ngeçin e ri.

?I deleguari i opozitës prêt prej 36 orësh të ulen të dialigojnë për orën e formatit?.nëse ka rënë dakord çfarë e pengon të përgatisë takimin, nëse s?ka rënë ta bëje monologun nga zyra e tij ose FB?.

Por Basha i kujtoi edhe njëherë kushtin e panegociueshëm.

Lulzim Basha

?Përgjon çadrën dhe lidh kokën me peshqir. ..ka shprehur dëshirën te vije ne çadre. ?.Unë them që një shteg duhet t?ia lemë, por të vijë me dorëheqjen e firmosur.?

Mbrëmë ne ?Opinion?, Basha u shpreh se nëse nuk do te përcaktohen modalitetet për qeverinë teknike, dialogu është i kotë.

Fevziu: Ka një vendim të qeverisë që nuk e jep qeverinë teknike

Basha: Atëherë ne do të vazhdojmë të përballemi.

Fevziu: Atëherë, dialogu është i vdekur që në gjenezë

Basha: Atëherë, ftesa e Ramës gatishmëria e Ramës për dialog është hipokrizi sepse nuk kemi për çfarë të ulemi përveçse të përcaktojmë modalitetet e qeverisë teknike.

Nga stafi i kryeministrit sqarohet se tryeza do të jetë pikërisht për të parë pikat në të cilat mund te bihen dakord dhe asgjë nuk mund të pranohet paraprakisht. Për këtë arsye, ftesa e kreut të qeverisë është për një dialog pa kushte.

Tv Klan

Free Traffic Exchange