Pushohen hetimet për izraelitin Yoram Frig

2017-07-05 8

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për izraelitin Yoram Frig, i ndaluar në aeroportin e Rinasit me një pajisje që u dyshua si përgjuese.

Hetuesit kanë marrë rezultatet e ekspertimit të pajisjes kryer nga specialiste private.

Sipas të dhënave të përftuara pajisja ?Omni Spectral Correlator 5000? nuk mund te kryeje përgjime apo ndërhyrje të tjera në të dhënat kompjuterike.

Ajo është e specializuar vetëm në detektimin e përgjuesve në ambiente të ndryshme. Sipas vendimit të pushimit të hetimeve nuk cënohet asnjë ligj i shtetit shqiptar dhe për me tepër nuk ngarkon me përgjegjësi penale 51-vjeçarin Frig.

Pas përfundimit të hetimeve prokuroria ka vendosur t?i ktheje dhe pasaportën izraelitit, pasi i ishte bllokuar me vendim gjykate deri ne përfundimin e ekspertimit të pajisjes.

Yoram Frig u ndalua në datën 23 mars në aeroportin e Rinasit pasi gjatë kontrollit iu gjet pajisja e çuditshme. Ai deklaroi në polici se nuk kishte ardhur në Shqipëri për të përgjuar pasi e kishte të pamundur për ta bërë me këtë pajisje.

Sipas 51-vjecarit, një biznesmen i njohur e kishte punësuar për t?i bërë bonifikimin e zyrave, makinave dhe bizneseve të tij, pasi dyshonte se e përgjonin.

Tv Klan