TIRANË-Tryeza e një dialogu politik mbetet ende një opsion që do i hapte rrugën zgjidhjes së krizës politike në vend, por hapat për realizimin e saj kanë ngrirë.
Edhe sot Rama e Basha bënë replika në distancë duke i lënë derën hapur njëri-tjetrit, por ndahen në kushtet dhe formatin e tryezës.
Rama thekson se është gati të ulet në një dialog pa kushte, kurse Basha thekson se pranon në ulet në një tryezë me format të paracaktuar, por jo me deklarata të paracaktuara. Basha thekson që në tryezën e dialogut të bisedohet për qeverinë teknike dhe mandatin e kësaj qeverie teknike.
Teksa kryeministri Rama ka ripërsëritur kërkesën për vendin dhe orën e takimit, dhe një dialogu pa kushte, Lulzim Basha reagon duke u shprehur se negociatori i opozitës ka 36 orë që pret për t'u percaktuar formati i takimit.