Vetingu, ONM mbyll rivlerësimin - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga sot, fati i ngritjes se organeve te vetingut është ne duart e Parlamentit. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka përfunduar rivlerësimin e kandidateve, qe kane aplikuar per te qene pjese e komisionit te posaçëm te kualifikimit dhe kolegjit te apelimit, duke rekomanduar se 67 aplikante janë te përshtatshëm per te realizuar vetingun ne Shqipëri.?Tashmë është përgjegjësia e Kuvendit të Shqipërisë të emërojë anëtarët e institucioneve të rivlerësimit, në mënyrë që zbatimi i procesit të rivlerësimit të mund të fillojë pa vonesa të mëtejshme. ONM shpreson në fillimin e zbatimit të procesit të rivlerësimit, për t?iu përgjigjur pritshmërisë së qytetarëve të Shqipërisë për një sistem gjyqësor plotësisht të pavarur, të paanshëm, llogaridhënës dhe profesional.?Kryetarja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera ia ka dorëzuar tashme Avokatit të Popullit listën e rishikuar të ONM-së, dhe Totozani duhet qe ketë liste se bashku me dy listat e hartuar prej tij te paren me ata qe plotësojnë kriteret dhe te dytën me ata qe nuk i plotësojnë t?i dorëzoje ne Kuvend.Ky është edhe momenti kur prania e opozitës ne parlament është e domosdoshme per ngritjen e organeve te vetingut, pasi te gjitha komisionet jane ndërtuar mbi bazën e përfaqësimit te barabarte mes mazhorances e opozitës dhe bojkoti e bllokon procesin e vetingut.Ne fillim te muajit mars pas vlerësimit te kandidateve nga Avokati i Popullit dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ne gare mbeten vetëm 21 kandidate qe i plotësonin kriteret per 27 vende vakante dhe Parlamenti vendosi t?u japë kohe aplikanteve qe kishin mungesa ne dokumentacion per te t?i plotësuar ato.