Report TV - Shkodër, 87 kubikë me kanabis, në hetim 4 policë dhe kryeplaku

2017-07-05 3

Vijon aksioni i Policisë për parandalimin e kultivimit të kanabisit. Në qytetin e Shkodrës janë arrestuar Paulin Kola dhe Zef Kola, për shkak se iu gjetën 87 kubikë me bimë kanabisi në njësinë Administrative Gur i Zi.

Në kuadër të planit të masave për parandalimin e kanabisit, Policia po heton 5 punonjës të saj, mes tyre edhe dy shefa hetimi.

Gjithashtu për drogën e gjetur do të hetohet në gjendje të lirë edhe Administratori i Njësisë Administrative Gur i Zi Pjerin Marku si dhe kryeplaku i fshatit Rrenc.

Hetimi i zyrtarëve dhe punonjësve vendor po bëhet në kuadër të masave që po ndërmerren për parandalimin e kanabisit. Tashmë policët e zonës, kryepleqtë, por edhe punonjësit e administratës vendore, do të mbajnë përgjegjësi për kanabisin.

Strategjia e qeverisë parashikon angazhimin e të gjitha strukturave për parandalimin e kultivimit të kanabisit, duke filluar që nga policia, SHISH dhe deri te inspektorët pyjore.

Të arrestuar
Paulin Kola, 35 vjeç
Zef Kola, 59 vjeç

Do hetohen
Pjerin Marku Administrator i Njësisë Administrative Gur i zi

Kolë Marku Kryeplak i fshatit Rrenc

Rexhina Kola, 58 vjeçe, banuese në Rrenc

Marian Kola, 30 vjeç, banues në Rrenc

Free Traffic Exchange