Report TV - Mat, mungesa e kanaleve vaditëse lë djerrë tokat e fshatrave

2017-07-05 0

Mungesa e kanaleve vaditëse u ka lënë tokat djerrë banorëve të fshatit Baz në Mat.

Qytetarët e kësaj zona disa herë e kanë ngritur këtë shqetësim, por deri tani askush nuk ka marrë masë për të rihapur kanalet vaditëse.

Ndërkohë e vetmja mundësi jetese për këtë zonë është bujqësia. Situata është përkeqësuar që pas viteve 90, pasi edhe ata pak banorë që janë më afër rezervuarit nuk kanë mundësi për të vaditur, çk'a e bën të pamundur vjeljen normale të të mbjellave.

"Që në kohën e monizmit nuk vazhdon vaditja. Ai ka funksionuar vetëm për qendrën. E kanë rregulluar dhe ajo është shembur edhe një herë. Asnjëherë nuk ka funksionuar në botë"

"Me ato fonde na kishin çuar në një pallat sa kishin bërë atë. Janë bërë disa kanale, do prishen prap. Se di për kanale unë s'kam parë kanale dhe as ujë, s'kam parë që në kohën e monizmit. Kryeministri i asaj kohe ia ka prerë shiritin por ujë nuk ka gjë"

"Fonde janë dhënë dhe ujë s'ka gjë", shprehen banorët.

Free Traffic Exchange