Opinion - Zgjidhja e Lulzim Bashes! (06 prill 2017)

2017-07-05 0

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Lulzim Basha

Kronikë më e zgjeruar: http://tvklan.al/opinion-zgjidhja-e-lulzim-bashes/

I ftuar në emisionin ?Opinion?, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për krizën politike që ka përfshirë vendin dhe mundësinë e dialogut me mazhorancën. Ndërkohë që Rama ka deklaruar se Basha po i shmanget takimin, ai ka dhënë përgjigjen e tij. ?Kjo është një deklaratë e pasaktë dhe e gënjeshtër, siç kemi kërkuar çdo palë politike për të marrë përgjegjësinë për krizën, kemi qenë të hapur për dialog që nga dita e parë e protestës. Por dialog nuk do të thotë që secili të flasë gjëra për hesap të vet. Siç ndodhi më 16 qershor, për reformën në drejtësi, kur unë isha përgatitur për dialog ndërsa ai kishte një fjalim të parafabrikuar. Për dialogun që ne kërkojmë, duhet ti japim zgjidhje. Stafi im ka kontaktuar atë të kryeministrit, për një takim të mundshëm, për të dialog të orientuar për të zgjidhur krizën. Ko është fasade! Koha e fasadave i përket republikës së vjetër. Kriza është e rëndë! Kontakti me stafin e kryeministrit ka qenë që në orët e para të mëngjesit. Nuk ka ndërmjetës të huaj dhe as ndërmjetës të tjerë nga vendi.?

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në studion e emisionit ?Opinion? ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me kryeministrin Edi Rama për të parashtruar realisht kushtet për zgjidhjen e krizës. Basha tha se ne do shkojmë në një takim të parapërgatitur, sepse kriza është e rëndë dhe kërkon vullnet të vërtetë. Kreu demokrat tregoi se kontakti mes dy stafeve për të përgatitur një tryezë bisedimesh me kryeministrin Rama në funksion të zgjidhjes së krizës është realizuar që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ai deklaroi se nuk ka ndërmjetës ndërkombëtar dhe as shqiptar për takimin, por janë thejsht dy stafet respektive. Basha theksoi se stafi im është i mandatuar për përgatitjen e takimit, ndërsa nga ana e palës tjetër, është refuzuar deri para dy orësh të mandatojë dikush për të përgatitur takimin. ?Rama refuzon të mandatojë një person për të përgatitur takimin?, tha Basha.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin ?Opinion? se çështja e zgjedhjeve të 18 qershorit për të është çështje standardesh dhe jo kohë. ?Në gjykimin tim ka shumë pak kohë për tu përmbushur parametrat që ka shtruar Partia Demokratike. Sa më shumë të rri në zyrë Rama aq më shumë do shtyhen zgjedhjet. Në momentin e parë që përmbysjen objektivat e ngritur nga PD në lidhje me dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do ketë zgjedhje. Data 18 qershor është gati e pamundur.?- shprehet ai.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka deklaruar se nëse Edi Rama nuk vendos të flasë për qeverinë teknike, nuk do të ketë bisedime mes palëve. Basha tha se ç?kuptim ka të ftosh palën për dialog e cila ka 48 ditë që ka parashtruar kërkesën për qeveri teknike si zgjid...

Free Traffic Exchange