Report TV - Shkodër, s'raportoi drogën, ndiqet penalisht kryeplaku i fshatit

2017-07-05 0

Në kuadër të 'Strategjisë Kombëtare Antikanabis', një tjetër kryeplak në Shkodër është ndjekur penalisht dhe ka filluar ecuria disiplinore nga 4 punonjësve të policisë

Ndiqen penalisht Kolë Marku 52 vjeç, kryeplak i fshatit 'Rrenc' dhe Pjerin Marku, administrator i njësisë administrative.

Kryeplaku i fshatit dhe 4 punonësit e policisë nuk kanë raportuar për drogën e mbjellë në zonën e tyre.

Ka filluar ecuria disiplinore për:
1- Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve, Komisar S. B., , për shkelje të lehtë të disiplinës.

2- Shef i Policimit në Komunitet, Komisar I. H., për shkelje të lehtë të disiplinës.

3- Referent i SPZ , Nënkomisar E. Sh., për shkelje të rendë të disiplinës.

4- Specialist për Hetimin e Krimeve Nënkomisar Arben Hoxha., për shkelje të rendë të disiplinës.

5- Ndihmës Specialist SPZ në zonën Gur i Zi, Inspektor Eduard Mandia., i cili u pezullua paraprakisht nga detyra.

Free Traffic Exchange