http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka tërhequr edhe zyrtarisht nismën e tij ligjore për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në trupe ushtarake. Thaçi tha se i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nga i cili ka kërkuar që Projektligji i propozuar për transformimin e FSK-së të mos vendoset për miratim. ?Ngrirja? e Projektligjit të propozuar, sipas Thaçit, bëhet me qëllim që të provohet sërish ?mundësia e fundit?, që transformimi i FSK-së të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, ku do të përfshihen në bisedime faktori ndërkombëtar dhe komuniteti serb. Thaçi tha se kjo tërheqje është e përkohshme dhe e fundit, pasi nëse dështojnë bisedimet që FSK-ja të bëhet ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese, atëherë do të kthehet sërish për miratim Projektligji i tij. Ndërkohë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delaëie tha se qeveria amerikane mbështet Kosovën dhe Forcën e Sigurisë. Por, shndërrimi i FSK-së në ushtri pa ndryshime kushtetuese dhe nje proces transparent, nuk është veprimi i duhur. Tërheqja e Thaçit erdhi pikërisht pas presionit te madh ndërkombëtar.