Talentet shqiptare- Vionna Konica, portieria shqiptare mrekullon SHBA-në

2017-07-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

iona Konica po spikat gjithnjë e më shumë në SHBA. Portieria shqiptare ka qenë vendimtare në shumë takime për ekipin e Gulf Coast dhe shihet si një ndër talentet më premtuese në futbollin përtej Atlantikut. Ajo gjithashtu cilësohet si e ardhmja e portës së kombëtares shqiptare.
Futbolli në Shqipëri dhe jo vetëm është konceptuar gjithnjë si një sport ekskluzivisht i rezervuar për meshkujt, ky mentalitet vitet e fundit ka nisur të ndryshojë. Shqipëria ka një kombëtare femrash që po rritet çdo ditë e më shumë dhe këtë e tregoi edhe kundër Kosovës, por ashtu si ndodh edhe në përfaqësuesen e meshkujve një pjesë e lojtareve vijnë nga jashtë kufijve zyrtar të vendit tonë. Meqë jemi tek shqiptarët që bejnë dicerencën larg atdheut, një zemër kuqezi po spikat në tokën e premtuar, në SHBA. Vionna Konica po mrekullon me aftësitë e saj të veçanta ne kuadratin e portës. 17 vjeçarja aktivizohet me skuadrën e Gulf Coast Highschool, pra ekipi i shkollës së mesme i cili ndodhet në qytetin e Naples në Florida. Në kampionatin rajonal por edhe më gjerë të shkollave të mesme është vlerësuar si një nga portieret më të mira për moshën e saj.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/talentet-shqiptare-vionna-konica-portieria-shqiptare-mrekullon-shba-ne/

Free Traffic Exchange