Takimi Rama – Basha, zbardhet detaji që po mban peng tryezën e bisedimeve

2017-07-05 0

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë hapur prej disa ditësh një linjë komunikimi në përpjekjen për t?u ulur në një tryezë dialogu, si hapi i parë për zgjidhjen e situatës politike.

Tryeza e bisedime po zë vend kryesor në deklaratat e ditëve të fundit dy lidërve, por ajo çfarë i mban ende larg tryezës janë modalitetet e takimit.

Këtë e pranoi në emisionin ?Opinion? vetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që tha se opozita kërkon një tryezë të përgatitur dhe jo një takim që nuk do të sillte rezultate.

Në krahun tjetër, Televizioni Klan mësoi nga burime pranë qeverisë së Kryeministri Rama, ashtu siç është shprehur publikisht, ka lënë të hapur mundësinë për të diskutuar për të gjitha çështjet dhe kërkesat e opozitës, përfshirë qeverinë teknike apo shtyrjen e zgjedhjeve, ndonëse i sheh si të parealizueshme dhe jashtë kornizës kushtetues.

Burime pranë qeverisë sqaruan gjithashtu se i është lënë në dorë të stafit të kryetarit të Partisë Demokratike ora, data, vendi dhe formati i takimit, kokë më kokë ose me aleatë të caktuar apo të gjithë bashkë.

Nga stafi i Kryeministrit sqarohet se tryeza do të jetë pikërisht për të parë pikat në të cilat mund të bihen dakord dhe asgjë nuk mund të pranohet paraprakisht.

Tv Klan