Stop - Skandali, ndërtuesja Hoxholli kërkon nga banorët para shtesë për hipotekën! (06 prill 2017)

2017-07-05 24

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e zgjeruar: http://tvklan.al/stop-emisioni-155-sezoni-2/

Banorët e një pallati në zonën e Freskut ankohen në ?Stop?, se edhe pse kanë paguar të gjitha detyrimet financiare, nuk arrijnë të marrin hipotekën e shtëpisë, pasi firma ?Jon shpk? kërkon para shtesë. Adiministratorja Vjollca Hoxholli thotë, se ka bërë ndryshime në punimë, ndaj banorët duhet të paguajnë 10 euro për metër katror.Kreu i Shoqatës së ndërtuesve Maksim Muci, shpjegon, se për cdo ndryshim në pallat duhet të ketë një kontratë të firmosur nga banorët nga firma.?Stop? përball fillimisht banorët me zonjën Hoxholli e më pas me avokaten e saj Doriana Deraku. Por deklaratat e të dyjave janë kontradiktore, lidhur me pagesën shtesë të banorëve.

?Administratorja e pallatit kërkon që ne të paguajmë nga 10 euro për metër katror sepse ka bërë disa ndryshime në ndërtimin e dyerve të ballkoneve. Në kontratë i kemi pasur me duralumin, ajo i paska bërë me plastikë. Ne kemi paguar lekët, kërkojmë një çertifikatë pronësie që është detyrimi i saj, në bazë të neneve përkatëse. Të paguajmë detyrimet noteriale dhe hipotekore që i takojnë porositësit dhe të marrim Hipotekën?.

Administratorja Vjollca ka rritur sipërfaqen e shtëpisë së një prej banorëve të pallatit në çertifikatën e pronësisë, nga 88 metër katror së bashku me hapësirat e përbashkëta në 101 metër katror.

?Leje që mua ma kanë ndërruar është hyrja e tretë që jam futur, pothuajse me zor, me lekët e paguara. Porosia është bërë që në 2006. Kjo kërkon edhe për Hipotekën të paguajmë 10 euro për metër katror?.

Vjollca Hoxholli nuk i është përmbajtur kontratës që ka lidhur me banorët e pallatit.

?Ne do të marrim vetëm Hipotekën e pallatit dhe do të paguajmë detyrimet që na takojnë në shtet, tjetër nuk kemi pse të paguajmë. Ajo nesër mund të nxjerrë pretendime të tjera!?

Banorët kur kanë hyrë në shtëpitë e tyre, pallati ka qenë i papërfunduar dhe ata janë detyruar të ndërhyjnë në rregullimin e tij.

?Unë kam të gjithë faturat e blerjeve të materialeve që janë bërë për pallatin. Unë kam komunikuar me zonjën Vjollca vetëm me telefon dhe më ka thënë që do t?ju paguajnë. ?Kush je ti që je përzgjedhur përgjegjës pallati, administrator në pallatin tim??- ka thënë ajo. Ajo akoma vazhdon ta quajë pallatin e saj!?

Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi u shpreh se taksat në Hipotekë janë të ndara në dy grupe, një pjesë është taksa e kalimit të pronësisë, që paguan edhe firma edhe qytetari kur shet pronën dhe tjetra është shpenzimi administrativ të regjistrimit, të cilën e paguan qytetari që e blen apartamentin.

?Unë rekomandoj që këtë pagesë prej rreth 200 mijë lekësh të vjetra ta bëjë vetë qytetari dhe jo t?ia lejë firmës. Neqoftëse janë bërë punime shtesë në pallat duhet t?i paguajnë banorët, por duhet të jetë bërë një marrëveshje, në të kundërt ose ai nuk ka detyrim ta paguajë ose ta heqë atë punim...

Free Traffic Exchange