TIRANE-Shërbimi i stomatologut vazhdon të mos ofrohet në pjesën më të madhe të arsimit parauniversitar.
Edhe pse ky shërbim ekziston, po ashtu edhe kabinetet, problemet e dhëmbëve që shfaqen tek nxënësit nuk marrin trajtimin përkatës.
Report Tv lëvizi në disa shkolla të Tiranës për t?u njohur nga afër me këtë situatë. Shërbimi i stomatologut funksion më së shumti në nivelin e këshillimit ose mungon, si në rastin e shkollës Androkli Kostallari.