LSI voton raportin për ndjekjen penale të Berishës - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-05 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht zhvillimeve ne skenën politike, gjate ditëve te fundit, pavarësisht replikave edhe te ashpra mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste per Integrim; momenti i votimit ne seance plenare ka treguar nje maxhorance te unifikuar. Edhe pse kryetari i parlamentit Ilir Meta erdhi ne seance pas largimit te kryeministrit Edi Rama, ai dhe deputetet e LSI votuan pro 3 ligjeve te reformës ne drejtësi te parashikuara ne axhende si dhe ngritën kartonin jeshil pro raportit te komisionit hetimor per privatizimin e Operatorit te Sistemit te Shpërndarjes, raport i cili kërkon nga Prokuroria hetim penal per Sali Berishën e djalin e tij Shkëlzen Berisha.